Babai i ka impresionuar fëmijët e tij pasi ua ndërtoi një shtëpi mahnitëse për t’u argëtuar gjatë karantinës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ritchie Byrne, nga Birmingham i Anglisë, e ndërtoi shtëpinë për vetëm 400 funte duke përdorur kryesisht materiale të vjetra.
Mini shtëpia, ka qilima, perde, veshje druri, dhe madje ngjason sikur një vilë elegante.
Ritchie duke parë çmimet e larta të shtëpive në shitje, vendosi ta bënte i vetëm, ndërsa e përfundoi atë për vetëm gjashtë ditë.
Që nga dita e parë e bllokimit, ai vendosi që ishte koha e duhur të fillonte një projekt, njëherit ndërtimin e një objekti të qëndrueshëm për katër fëmijët e tij.