Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)

E publikuar: 25/10/2017 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historia e suksesit e Cristiano Ronaldos duhet të jetë motiv për gjithë.

CR7 lindi në lagjen e varfër Funchal en Madeira (Portugali) dhe nga jetesa në një vendstrehim social, në yllin më të madh në botën e futbollit, është diçka madhështore.

Babai i tij, Dennis Aveiro, vdiq në vitin 2005 nga një sëmundje e veshkave, ai ishte një alkoolist dhe nga kjo situata në shtëpinë e yllit portugez ishte gjithmonë e komplikuar dhe e tensionuar.

Por, kjo nuk e ndali atë asnjëherë të ndjek ëndrrën e madhe.

Ronaldo te Andorinha, atëherë në moshën tetë vjeçare

Karrierën e filloi te klubi Andorinha, pastaj kaloi te Nacional de Madeira dhe në fund te Sportingu i Lisbonës, aty edhe ky filloi të shkëlqejë. Karrierën e vazhdoi te Manchester Unitedi dhe në fund te Real Madridi, ku po vazhdon të bëjë historinë.

CR7 i pëlqej të shpenzon shumë në vetura, ata janë pasioni i tij

CR7 i kishte dhënë një premtim familjes kur ishte i vogël dhe ia ka arritur ta përmbushë: Që ta heq familjen nga varfëria.

Vlen të theksohet se Ronaldo është sportisti më i paguar për vitin 2017, ai arkëtoi 78 milionë euro. /Telegrafi/

Ai punon shumë edhe me trupin e tij, asnjëherë nuk i anashkalon përgatitjet fizike