Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në cilësinë e kandidatit për kryeministër.
Sipas tij, ky zotim do të bëhet që në javën e parë të qeverisjes bashkë me koeficientin për sekorin publik 150 euro.
“Nuk do të ketë në Kosovë pension më të pak se 150 euro. Ky është zotim i imi. Që në javën e parë bashkë me koeficientin e pagave të sektorëve publik. Po i flasë secilit shërbyes të sektorit publik dhe secilit pensionist që për katër vite ka prit me ngulm një dorë të shtetit për t’i ndihmuar në përballueshmërinë e jetës së përditshme”, ka deklaruar mbrëmë në Pressing Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së Abdixhiku tha se që në javën e parë të qeverisjes do të sjellin rishikimin e buxhetit, për të ndryshuar koeficientin 150 dhe pensionet jo më të vogla se 150 euro.
“Që i bie secili pensionistë që ka pas pensionin 100 euro do ta ketë pensionin 150 euro”, përfundoi Abdixhiku.