Nga janari deri në shtator janë kryer 187 operacione për heqje të gjirit

E publikuar: 17/10/2022 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar – shtator 2022, janë kryer 183 operacione për heqje të tërësishme të gjirit dhe katër të tjera për heqje të pjesshme.

Sipas ShSKUK-së, për 9 muaj, në këtë klinikë janë kryer edhe 132 anestezione lokale, 220 ndërhyrje të vogla kirurgjike- incizione.

“Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 94 biopsi, 196 eho dhe 1 mijë e 190 punksione. Janë kryer edhe 1190 punksione të gjirit në ambulancë specialistike dhe shumë shërbime të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Kujtojmë se muaji tetor në të gjithë botën shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.