Nga Haga e përgënjeshtrojnë Molliqajn: Kryetarja e Speciales nuk u takua me Kurtin

E publikuar: 21/09/2022 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj sot ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Por, një takim të tillë e kanë mohuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Në një përgjigje për lajmi.net është thënë se Trëndafilova është në Kosovë, por se nuk ka zhvilluar takim me Kurtin.

“Është e vërtetë që presidentja Ekaterina Trendafilova ndodhet në Kosovë, sidoqoftë ajo nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në përgjigjen Dhomave të Specializuara.

Përmes një statusi në Facebook, sot Molliqaj ka thënë se pasi që PSD-ja së bashku me qytetarët paralajmëruar protestë kundër konferencës së Trëndafilovës në Kosovë, kryeministri Kurti e ka takuar atë larg syrit të publikut.

Molliqaj ka akuzuar Kurtin që përkundër vullnetit qytetar e ka “ngushëlluar” Trëndafilovën duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe “ia pranon vizitat e propagandën”.