Nji hacker mundet me hy në llogarinë tuej në Facebook, pa e dit fjalëkalimin tuej.
Video ma poshtë e kallxon nji trik, i cili ka lane çdo llogari në Facebook të hapun për hacker’ët kështu tue e ba të mundun qasjen në llogari tue e përdor veç mbiemnin e personit në fjalë.
Anand Prakash, nji inxhinier 22-vjeçar e njoftoi Facebookun në lidhje me këtë defekt, dhe u pague 10.500 dollarë.
Ky defekt ishte te nji kod 6 shifror, të cilin Facebook u dërgon njerëzve kur ata e harrojnë fjalëkalimin e tyne.
Prakash tha se ky lloj hakimi ishte i hapun për te tanë.
Por, lajmi i mirë asht se Facebook tani e ka rregullue këtë gabim.