Aritz Aduriz përjetoi në sfidën ndaj Barcelonës një mbrëmje të paharrueshme, ndoshta me spektakolaren e karrierës së tij futbollistike. Në moshën 34-vjecare, sulmuesi i lindur në San Sebastian, i shënoi një tregolësh skuadrës së momentit në Spanjë, Barcelonës.
Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës, për herë të fundit këshin pësuar tre gola në një ndeshje nga i njëjti futbollist në fund të sezonit 2004-2005. Pikërisht në javën e 37-të të Primera Division katalanasit që në atë kohë drejtoheshin nga Frank Rajkard, barazuan 3-3 në “Camp Nou” me Villarrealin, teksa të tre golat për Nëndetësen e Verdhë mbanin firmën e Diego Forlan.
Duhet të kalonim më shumë se 10 vjet, që Forlan t’ia linte stafetën Aduriz, sulmuesit bask i cili meritoi të merrte në shtëpin topin që i goditur prej tij e tundi tri herë rrjetën e portës së mbrojtur nga Ter Stegen.
Nëse Athletic Bilbao arrin ta ruajë avantazhin e “San Mames” duke ngritur lart trofeun e Superkupës së Spanjës, atëherë tregolëshi i Aduriz do të marrë tjetër vlerë./ss/