Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

E publikuar: 25/05/2020 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Masakra në burgun-kampin e përqendrimit në Dubravë ka ndodhë nga datë 19 maj deri me 24 maj 1999.
Me datë 25 maj (sot e 21 vite më parë), të mbijetuarit e kësaj masakre dhe të plagosurit, ishim transferuar në tmerrin tjetër, në Burgun e Lipjanit. Pra, me 25 maj, në Burgun e Dubravës kishin mbetur vetëm trupat e vrarë e të masakruar të të burgosurve. Kjo ishte ditë pune për fashistët serb për mbledhjen e trupave të pajetë, varrosjen e tyre dhe mbulimin e gjurmëve.

Është tejet interesant e mbase e çuditshme pse Presidenti Thaçi, në cilësi institucionale nga pozitat e tij si kryeministër dhe president, asnjëherë nuk e vizitoj këtë vend.

Më kujtohet që Presidentin e ndjerë Rugova, e kishin kritikuar fort që nuk e vizitoj Prekazin në ato 6 vite jetë që kishte pas lufte. Edhe pse filitet e përflitet shumë se përkundër vullnetit të tij, ai u pengua të vizitonte Prekazin.
Po, Presidenti Thaçi pse nuk e vizitoj Dubraven? Mos vallë u pengua edhe ky??
Këtë vizitë që realizoi sot, do ishte mirë ta bënte shumë kohë më parë, para se të ulej në tryezën e bisedimeve me Daçiq e Vuçiq. Mbase do i kujtohej kjo masakër e nuk do shkonte aq larg me ata.

Si do qoftë, populli ynë e ka një fjalë të urtë që thotë: “më mirë vonë se kurr”.

Do dëshiroja që kjo vizitë e bërë sot, në këtë vend të dhimbjes e pikllimit, të ndikoj te Presidenti.
Në vend të hartave, kufijve e ndonjë paqe falso, as më shumë e as më pak, Presidenti duhet të kërkoj drejtësi për viktimat.
Por një gjë jam i sigurt, nuk mund të ketë drejtësi me një qasje të gabuar këtu e 21 vite. Kjo praktikë duhet ndryshuar. Sa më shpejt, aq më mirë!
Serbia na ka shumë borgje.