Nga Champions-i i parë te fitorja 6-0 në derbi, historia e Çezare Maldinit

04.04.2016 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Është shuar dje në moshën 84-vjeçare Çezare Maldini, kapiteni legjendar i Milanit (siç do të bëhej pas tij edhe djali Paolo), ish-futbollisti dhe trajneri i Kombëtares italiane. I lindur më 5 shkurt 1932, në qytetin e Triestes, Maldini ka milituar te Milani nga viti 1954 deri në vitin 1966, teksa numëronte 347 ndeshje dhe 3 gola me fanellën kuqezi.

Si kapiten, Çezare është italiani i parë që ka ngritur në qiell trofeun e Kupës së Kampionëve, në stadiumin “Uembli”, ku Milani mundi Benfikën e Eusebios. Me fanellën e përfaqësueses italiane Maldini ka luajtur 14 ndeshje, dy prej të cilave në Botërorin e Kilit, në vitin 1962. Më poshtë kemi rikujtuar nëntë ngjarjet që kanë shënuar karrierën e një prej legjendave më të mëdha të futbollit italian.

Kupa e parë e Kampionëve – Në mbrëmjen e 22 majit të vitit 1963, në stadiumin “Uembli” të Londrës, Milani mundi 2-1 Benfikën, kampione në fuqi, duke fituar për të parën herë në histori Kupën e Kampionëve. Ky ishte suksesi i parë i një ekipi italian në arenën ndërkombëtare dhe triumfi më i madh në karrierën e Çezare Maldinit.

Botërori i vitit 1982 – Pas përfundimit të karrierës futbollistike, Çezare Maldini nisi atë të trajnerit, teksa si fillim ishte zëvendësi i Enco Berzotit në drejtimin e përfaqësueses italiane në Botërorin e vitit 1982, ku “të kaltrit” u kurorëzuan kampionë bote duke mundur Gjermaninë në finale.

Tripletë me të rinjtë – Fill pas suksesit në Botërorin e Francës, Federata Italiane e Futbollit i besoi Maldinit drejtimin e përfaqësueses U-21 në vitin 1986. Për 10 vite me radhë, Çezare qëndroi në krye të të rinjve me rezultate të shkëlqyera. Historike do të mbesin tri sukseset radhazi në Europian (1992-1994-1996). Një rekord që vështirë se mund të thyhet një ditë…

Trajner i Italisë në Francë ’98 – Në valën e triumfeve me të rinjtë, Italia i besoi Çezares drejtimin e Kombëtares së madhe në Botërorin e Francës, ku trashëgoi stolin e Sakit. Për të parën herë, Maldini përjetoi emocionin për të drejtuar të birin, Paolo, i cili ishte “diga” e mbrojtjes së italianëve në ato vite. Një çështje familjare sa e rrallë, aq edhe e bukur. Ekspedita italiane ndalet pikërisht kundër Francës, e cila e eliminoi vetëm pas goditjeve të penalltive, duke fituar më pas Botërorin.

Fitoja historike 6-0 kundër Interit – Në atë pikë, Berluskoni dhe Galiani e thërrasin në… shtëpi. Te Milani i tij, ku Çezare kishte punuar edhe si drejtues në fillim të viteve ’70 dhe më pas si zëvendësi i Nereo Rokos. Si fillim, Maldini mbuloi rolin e vëzhguesit, mirë- po në fund të sezonit ulet në stol për të drejtuar ekipin në ndeshjet e fundit të vitit 2000-2001, pas shkarkimit të Alberto Zakeronit. Si trajner, me në krah Tasotin, Çezare shënoi një tjetër ngjarje historike. Milani i shkakton Interit humbjen më të thellë në derbi, duke e mundur me rezultatin 6-0, një takim që çdo tifoz i Milanit vështirë se do ta harrojë, ndoshta mund të themi të njëjtën gjë edhe për ata të Interit.

Kundër Paraguait – Pas përfundimit të aventurës me Milanin, Maldinit iu propozua stoli i përfaqësueses së Paraguait në vigjilje të Botërorit që u zhvillua në Kore dhe Japoni në vitin 2002. Çezare në atë periudhë ishte 70 vjeç dhe sigloi rekordin si trajneri më veteran në historinë e Kupës së Botës. Pasi arriti të kualifikohej me sukses në fazën e grupeve, Paraguai u eliminua nga Gjermania në çerekfinale (1-0), por Maldini edhe një herë tjetër u largua me kokën lart.

Imitimi i Teokolit – Popullariteti i Çezare Maldinit në vitet e fundit është mbajtur “gjallë” edhe nga imitimi i humoristit italian, Teo Teokoli, mik i ngushtë me Çezaren dhe tifoz i thekur i Milanit. Imitimi i Teokolit “çmend” dhe të birin, Paolo, i cili qeshte sa herë që humoristi i imitonte të atin.

Raporti me nipat – Një tjetër emocion i paharrueshëm për Çezaren është ai kur pa edhe nipat e tij të hidhnin hapat e parë si futbollist. Të dy djemtë e Paolo Maldinit, Kristian dhe Daniel, militojnë në radhët e akademisë së Milanit, me shpresën se një ditë do të ndjekin gjurmët e gjyshit dhe babait. Çezare i ka ndjekur gjithmonë me “ftohtë- si”, njësoj siç bëri edhe të birin, Paolon, pasi nuk kërkon që mbiemri të peshojë në karrierën e tyre. Ai gjithmonë i ka këshilluar djemtë e Paolos që të luajnë lirshëm, pa presion dhe pa u mundur që t’i ngjisin sa më shpejt shkallët e karrierës. Nga martesa me bashkëshorten Marisa kanë lindur tre djem dhe tri vajza, që nga dje nuk do të kenë më babain e tyre të dashur, mirëpo gjurma që ai ka lënë në këtë botë nuk do të shuhet kurrë… “Ave Çezare!”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)