Lamtumirat shpesh janë të dhimbshme, sidomos për një trajner që ka fituar shumë dhe konsiderohet gati si një perëndi nga tifozët. Mirëpo kur largohesh për t’iu bashkuar rivalalëve të përjetshëm, nga njeriu më i vlerësuar shndërrohesh në armikun më të madh. Ky është rasti i JorgeJesus, i cili në gjashtë vitet e fundit në krye të Benfikës ka fituar 3 tituj kampion, 5 Kupa të Ligës, Kupën dhe Superkupën e Portugalisë.
60-vjecari, pasi i dha fund aventurës me Benfikën, mori drejtimin e Sportingut të Lisbonës, por që nga momenti kur kjo lëvizje u zyrtarizua, jeta e tij nuk është më si më parë.
Jorge Jesus ka marrë kërcënime të shumta me jetë gjatë 48 orëve të fundit nga tifozët e Benfikës, të cilët e kanë të vështirë ta pranojnë faktin që ish-trajneri i skuadrës së zemrës të drejtojë ekipin rival.
Situata është bërë aq serioze sa trajneri portugez ka njoftuar policinë, e cila e ka marrë në mbrojtje. Derisa të ftohen gjakrat, Jorge
Jesus, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë./SUPERSPORT.AL/