Nga BE-ja thonë se puna në dialogun Kosovë-Serbi po vazhdon
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se puna në dialogun Kosovë-Serbi po vazhdon.
Në pyetjen se si do të ndikojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme në gjysmën e parë të vitit 2021 në Kosovë në procesin e dialogut, nga Brukseli thonë se po vazhdon puna në dialog.
Ai ka ftuar autoritetet e Kosovës dhe Serbisë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe respektim të marrëveshjeve kur është fjala për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid.
“Autoritetet në Serbi e Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me marrëveshjet e dala nga dialogu mes dyjave vendeve sa i përket lëvizjes së mallrave dhe certifikimit të prodhimeve farmaceutike”, ka thënë Stano.


















