Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka shkruar një status.
Bashkëpunëtori i afërt i Naim Tërrnavës, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës.
Sinani, që ka kohë që është në udhëheqje të BIK-ut, është ankuar se pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij të premten, që siç thotë ai është “ditë e namazit të xhumasë”.
Sipas tij, një gjë e tillë është ndjenjë e inferioritetit.
Postimi i plotë:
E premtja është ditë e namazit të xhumasë. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij këtë ditë. Kjo i bie sikur çifutët të caktojnë diten e shtunë kurse të dielen të krishterët. Pse i shmangemi identitetit tonë?! Kjo është ndjenjë inferioriteti dhe shtirjeje që na ka lënë ideologjia sllavo-komuniste.