Është mjaft e qartë se shumica e tendencave femrore (por edhe mashkullore) kanë pushtuar vetëm gjatë natës botën në gjëra të çuditshme, madje edhe zhgënjyese. Po ju paraqesim disa nga tendencat më të çuditshme që bota e femrave i ndjekë verbërisht.
Avullimi vaginal
Avullimi vaginal, sipas Dr. Arvigo, ishte shumë e njohur tek fisi Maja. Ky lloj i trajtimit mjekësor, jo vetëm që heq dhimbjet menstruale, por edhe liron nga fryerja, rregullon kohëzgjatjen e menstruacioneve, përmirëson pjellorinë, shëron sistemin riprodhues pas lindjes, shëron hemoroidet dhe infeksionet kronike vaginale si dhe heq simptomat e menopauses.
Gwyneth Paltrow, e njohur për dashurinë e saj me alternative, kohët e fundit në blogun e saj ka postuar një artikull ku këshillon femrat që të aplikojnë teknikën e avullimit vaginal, veçanërisht gjatë ciklit menstrual.
Rruajtja e fytyrës
Edhepse janë disa nga femrat më të bukura në botë, si Elisabeth Taylor, Marilyn Monroe dhe Kleopatra kanë rruajtur fytyrën e tyre dhe nuk mund të themi se ky trend është një nga trajtimet konvencionale të bukurisë. Këto femra që “mirëmbajnë” në këtë mënyrë bukurinë e tyre, theksojnë se duken më të reja dhe me më pak rrudha, si dhe nuk harxhojnë shumë të holla rreth kozmetikës.
Qimet nën sqetulla
Për këtë trend, shumica thonë se është më i tmerrshmi deri tani, por nuk duhet të harrojmë se qimet nën sqetulla 30- 40 vite më parë ishin tërësisht fenomen natyror ku askush nuk turpërohej.
Julia Roberts, Madonna, Beyonce dhe Britney Spears janë vetëm disa nga zonjat e famshme të cilat nuk kujdesen shumë për qimet “e tepërta”, madje edhe me qëllim i tregojnë. Pa marrë parasysh se sa shumë i dëshironi këto zonja, nuk do kishit preferuar ti shihni në këtë edicion “natyror”.
Theksimi i linjave të zgjeruara në trup (stretch)
Në instagram veçmë është në qarkullim, kështuqë nuk është fare çudi nëse përhapet edhe në rrjetet sociale. Pas popullaritetit të shfaqjes së formave trupore dhe kthesave, u bënë të famshme në nivel global edhe linjat e zgjeruara në trup.
Këto shtrirje apo linja të zgjeruara, femrat i marrin nga një shumëllojshmëri e arsyeve, si pasojë e amësisë apo shtatzënisë, heqjes së kilogramëve të tepërt, dhe këto femra nuk kanë turp nga paraqitja e tyre, në të kundërtën, ato me krenari i tregojnë publikisht.