“Nature Conservancy” është eventi që organizohet në Virginia të SHBA-ve, dhe që mbledh fotografët më të mirë nga e mbarë bota që garojnë për fotografitë më të mira.
Ky event është unik për faktin se garojnë një numër shumë i madh i garuesve, kurse fotografitë më të mira përzgjidhen në kategori të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Mbi 57 mijë fotografi që janë shkrepur në vende të ndryshme kanë qenë në garë, kurse ato janë realizuar nga fotografët e 135 vendeve të botës.
Megjithatë, juria ka përzgjedhur vetëm ato që i ka konsideruar më të mirat sa i përket anës artistike, që edhe pjesëmarrësve tjerë në gara u kanë pëlqyer.
Madje disa prej fotografëve kanë pranuar se i kanë kaluar muaj të tërë për të realizuar një foto artistike, që ata kishin ëndërruar ta kenë në albumin e tyre.
Në foto mund të shihen shpërthimet e vullkanit, ariu polar në ajsbergun që po shkrihej e deri te rëra e Saharës që kishte mbuluar një shtëpi. Aty ishin edhe disa foto interesante të peshkaqenëve duke tentuar t’i gëlltisin peshqit e vegjël. /Telegrafi/