Nga 9 deri më 18 shkurt, deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

E publikuar: 11/01/2026 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka bërë të ditur se nga 9 deri më 18 shkurt do të jetë periudha e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në këto data pritet të paraqiten fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve mbrojtës e të të akuzuarve.

Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte të periudhës mars 1998-shtator 1999 në Kosovë, por edhe në Kukës e Cahan të Shqipërisë.

Ata janë në paraburgim nga nëntori i 2020-s.

Më 15 prill, Prokurori mbylli çështjen, ndërsa mbrojtja e përfundoi më 2 dhjetor.

Para përditësimit të agjendës, deklaratat përmbyllëse ishte planifikuar të mbaheshin nga data 9 deri më 13 shkurt.