Gjykata në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim për Valbona dhe Irfan Pakashtica, djalit të tyre Anes Pakashtica, si dhe Idriz Hajrizit nën dyshimin për veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim, mëson Gazeta Express.
Paraburgimi secilit të pandehur veç e veç, u
Koha e paraburgimit do të llogaritet, nga dita e ndalimit për secilin të pandehur veç e veç dhe atë nga data 20.06.2024 e deri me datë 20.07.2024.
Të pandehurit janë sjellë pranë gjyqtarit të procedurës paraprake me datë 22.06.2024 në ora 10:00. Ata ishin arrestuar nga Policia e Kosovës të premten.
Gjykata në arsyetim tha se “Prokuroria Themelore në Pejë Departamenti për Krime të Rënda, në këtë gjykatë ka sjellë Aktvendimin për Fillimin e Hetimeve, Aktvendimin për Zgjerimin e Hetimeve dhe Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, me shenjen PP/I.nr. 45/24 të datës 21.06.2024, ndaj të pandehurve Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica dhe Irfan Pakashtica që të tre nga Prishtina, për shkak të dyshimit të bazuar se kishin për të kryer veprën penale Fajdeja nga neni 331 par.3 lidhur me par. I dhe nenin 31 e 77 të KPRK-së, veprën penale Detyrimi nga neni 328 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77 të KPRK- së dhe veprën penale Rrëmbimi nga neni 191 par.2 nën par. 2.1 dhe 2.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Idriz Hajrizi nga Peja, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte për të kryer vepër penale Detyrimi nga neni 328 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77 të KPRK-së”.
Të pandehurit në seancën dëgjimore ishin bashkë me avokatët e tyre.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe pamjet nga aksioni që përfundoi me arrestimin e tyre.