Nga 22 qershori rregulla të reja për lokalet

E publikuar: 16/06/2020 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot manualin për mbrojtje ndaj COVID-19, e cila përmban 153 faqe.

Në këtë manual u vendos edhe për rregullat e lokaleve ndaj klientëve gjatë kohës së pandemisë, ku thuhet se numri maksimal i lejuari klientëve është 1 person në 8 m2. 2.

Po ashtu, pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve.

“Pronarët e lokaleve janë të detyruar që të zbatojnë masat e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së infeksionit sipas këtij udhëzuesi”, thuhet në këtë manual.