Nga 2018-ta Toyota integron asistentin Amazon Alexa për të gjitha modelet e makinave

E publikuar: 11/01/2018 04:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Toyota tha në panairin teknologjik të CES se do të ofronte asistentin virtual Alexa të Amazon në të gjithë linjën e makinave të prodhuara në 2018-ën pa pasur nevojë për asnjë harduer shtesë.

Edhe pse është shtuar numrin i pajisjeve me asistentin virtual të Amazon, Toyota është prodhuesi i parë i makinave që hap dyert për Alexa.

Ditën e Marte Toyota tha se Alexa do të integrohet fillimisht me suitën e aplikacioneve Entune 3.0 dhe Enform 2.0 për një numër të caktuar makinash pa u bëri i ditur se për cilat bëhet fjalë.

Sakaq ekspansioni i Alexa do të vijojë në modelet e mbetura në 2019-ën. Me asistentin virtual, shoferët do të mund të marrin të rejat më të fundit, të kontrollojnë sistemin Infotainment, të ndërtojnë lista blerjesh dhe detyrash për të kryer, të kontrollojnë elektroshtëpiaket inteligjente e madje të hapin garazhin me një komandë zanore.

Ford gjithashtu tha në CES se do të integronte Alexa-n. BMW gjithashtu ka shprehur vullnet të ngjashëm. /PCWorld Albanian