Targa ilegale KM ka në lëvizje me bollëk edhe këtë të hënë në Mitrovicë të Veriut. Kur kanë mbetur rrafsh edhe tri javë deri në afatin e fundit që të njëjtat të kthehen në RKS, nga qendra e regjistrimit aty thonë se interesim ka në krejt vendin, ani se të vogël në numër.
Si nga 1 shtatori e edhe në këto 21 ditët e mbetura, përveç tabelave që do t’i marrin falas, serbët me letërnjoftim kosovar do të kenë edhe plot privilegje, njofton Klan Kosova.
Regjistrimi mund të bëhet nëpër çdo QRA në krejt vendin deri të hënën e 31 tetorit. Nëse afati nuk shtyhet, nëntori do të çelë me konfiskimin e veturave me targat ilegale.