Neziri: Opozita nuk e rrëzoi Gruevskin në rrugë, marrëveshja korrekte

E publikuar: 15/07/2015 04:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Xhelal Neziri ka four rreth arritjes së marrëveshjes politike në Maqedoni, duke thënë se derisa opozita nuk e rrëzoi dot në rrugë Gruevskin apo përmes përgjimeve, kjo marrëveshje është e drejtë.

Sipas tij, Maqedonia tashmë shkon në një vend që do ta ketë një koalicion të gjerë, njëlloj si në Kosovë apo si në Gjermani.

“Shihej qartë se kriza nuk do të kishte epilogun e saj në rrugë, ku edhe dhunshëm do rrëzohej qeveria Gruevski-Ahmeti. Opozita nuk ishte mjaftueshëm e konsoliduar dhe e organizuar që ta realizojë një skenar të tillë.

Ajo që u arrit si marrëveshje mendoj se është një zgjidhje korrekte e krizës, e cila do te duhet të përfundojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të jenë të lira, demokratike dhe korrekte.

Pas atyre zgjedhjeve besoj se do të kemi një koalicion të gjerë, i ngjashëm me atë në Gjermani apo Kosovë, ku do të bashkëqeverisin e majta dhe e djathta. Në rastin e Maqedonisë katër partitë më të mëdha parlamentare”, ka thënë Neziri. /Albeu.com/