Ylli brazilian i Paris- Saint-Germain, Neymar, ende nuk e ka harruar klubin ku ai bëri hapin gigant në karrierën e tij, që është Barcelona, përcjell KosovaPress.
Javën e kaluar, drejtori sportiv i klubit francez konfirmoi se ata kanë nisur bisedimet me dyshen Neymar – Mbappe për rinovimin e kontratave, por që ky nuk duket të jetë lajmi më i mirë i mundshëm për numri 10 të klubit.
Sipas lajmeve të fundit nga e përditshmja spanjolle “Sport”, Neymar po vazhdon të ëndërrojë për një rikthim në “Camp Nou”
Ai po i shikon me kujdes të gjitha mundësit për një ribashkim me Lionel Messin për të cilin disa herë ka deklaruar se e admiron lojën e tij.