Neymar paralajmëron tërheqjen nga futbolli në fund të 2026

E publikuar: 20/02/2026 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli brazilian Neymar, pas rikuperimit nga operacioni i meniskut, ka deklaruar se mund të tërhiqet nga futbolli në dhjetor 2026, duke e jetuar “ditë pas dite” dhe duke fokusuar këtë vit te Santos dhe Kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë nga tani e tutje, vitin tjetër. Mund të ndodhë që të vijë dhjetori dhe të dua të tërhiqem. Po e jetoj ditë pas dite. Ky vit është shumë i rëndësishëm për Santosin, për Kombëtaren e Brazilit, pasi është viti i Kupës së Botës edhe për mua gjithashtu, ndaj është një sfidë shumë e madhe.”