Neymar: Këtë lojtar të Realit do ta merrja në Barcelonë

E publikuar: 16/12/2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar e ka pranuar se Marcelon do të dëshironte ta kishte në Barcelonë
Cristiano Ronaldo mund ta ketë fituar Topin e Artë të katërt në karrierë, por Neymar nuk dëshiron të ndryshojë shokët e skuadrës në sulm.

Ai gjatë një interviste për CNN, ka thënë se nëse do t’i duhej ta zgjidhte një lojtarë të Realit për ta transferuar në Barcelonë, atëherë ai do të ishte Marcelo.

“Të zgjidhja ndonjë lojtar të Realit? Do ta merrja MArcelon. Ai është shoku im! Nuk do ta merrje Ronaldon? Jo, do ta zgjidhja Marcelon”, tha Neymar. /Express/