Unai Emery pritet të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germain, ku edhe i përfundon kontrata.
Edhe nëse ai i fiton tre trofetë e mundshëm në Francë gjatë këtij sezoni, nuk ka shpëtim për të, shkaku i dështimit në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Real Madridi.
Klubi është vënë në kërkim të trajnerit tash e një kohë.
Luis Enrique, Sergio Busquets dhe Neymar. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
Në krye të listës për të marrë drejtimin e klubit është ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
Është Neymar ai i cili i ka kërkuar klubit këtë gjë.
(Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Në takimin e fundit me presidentin Al Khelaifi, braziliani që ka punuar për disa vite me Enriquen te Barcelona, e ka kërkuar si trajner te PSG.
Mediat franceze shkruajnë se kjo dëshirë e brazilianit mund të plotësohet. /Telegrafi/

















