Nexhmija e kishte lënë punën në furrën e Arsim Morinës para 3 muajsh, javën e kaluar nisi punë të re

E publikuar: 25/03/2025 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

42-vjeçarja Nexhmie Haradini nga fshati Stanoc i Vushtrrisë, u privua nga jeta dje.

Ajo u qëllua për vdekje nga ish-pronari i biznesit 58-vjeçari Arsim Morina ku punoi vetë e ndjera.

Mësohet se Nexhmia, bashkë me bashkëshortin e saj, ka qenë punonjëse në furrën “Diellza” në Miloshevë për rreth 7-8 vjet.

Të dy, bashkërisht kishin vendosur të shkëpusnin marrëdhënien e punës në furrën “Diellza”.

Në kushte anonimiteti familjarët kanë rrëfyer se Nexhmia kishte filluar punën e re para 4-5 ditësh, jo shumë larg nga vendi i mëparshëm i punës ku ka shërbyer për disa vjet rresht deri para 3 muajsh.

Familjarët thonë se janë në gjendje të rënduar dhe bëjnë me dije se po presin kufomën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kryer procedurat e varrimit.

Nexhmija ka lënë pas bashkëshortin dhe tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.