Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, ka potencuar nevojën për ndryshime në lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, kësaj partie i duhet një njeri më i guximshëm në krye për të pasur sukses në skenën politike.
Spahiu madje ka dhënë edhe një propozim konkret, duke përmendur emrin e ish-deputetit Gani Geci si figurën e duhur për këtë post.
“Në LDK duhet dikush që është më i guximshëm. Për shembull, po të ishte Gani Geci kryetar i LDK-së, kishin me ecur shumë përpara”, deklaroi Spahiu në emisionin “Pressing”.



















