Për një kohë të shkurtër Hashim Thaçin e Isa Mustafën po i mban bashkë frika, thotë Nexhat Daci, derisa kritikon opozitën, duke thënë se problemet duhet të zgjidhen në Kuvend.
Nexhat Daci, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës thotë se liderët e opozitës aktuale dhe premtimet e tyre për një bashkim kundër Qeverisë nuk do të zgjasin.
Ai gjithashtu ka thënë se egoja individuale dhe grupore po e lenë mbrapa Kosovën.
“Nuk do të kisha vullnet të isha në fotografi të tilla, nuk jam kundërshtar por mendoj që në asnjë mënyrë nuk po mund ta gjejmë rrugën e shtetit që po e duam të gjithë”, tha Daci në ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Tha se egot personale dhe grupore vazhdojnë të jenë në rend të parë.
“Nuk po mundemi të lirohemi nga egot personale ose grupore. Qasja kaq e kundër e pozitës dhe opozitës është e pamundshme të gjendet një zgjidhje që iu flenë qytetarëve të Kosovës’, tha Daci.
Sipas Dacit koalicioni qeverisës që udhëheq Kosovën, po mbahet nga frika.
“Unë mendoj se frika i mban bashkë ata në një periudhë kohore të shkurtër ‘, tha Daci.
Nexhat Daci tha se koalicioni në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet nga frika, dhe këtë për një kohë të shkurtër.
Sipas tij me zbehjen e ‘kërcënimeve’ të opozitës, koalicioni qeverisës do të nis të merret me vetën.