Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave

E publikuar: 21/12/2017 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta, me ç’rast zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë.

Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari, ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespondente, Myzafere Limani.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve.