Të mërkurën në shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkronjat simbol të pavarësisë që ndodhen tek Pallati i Rinis në Prishtinë, do të kenë pamje të re. Ato po ngjyrosen me të bardhë.
Ngjyra edhe kësaj radhe simbolizon situatën nëpër të cilën po kalon Kosova, kështu e ka deklaruar krijuesi i monumentit, deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili.
Qytetarët të cilët kanë parakaluar, ose kanë ardhur enkas për ta vizituar monumentin, patën mundësi që të ndihmojnë në realizimin e ngjyrosjes, transmeton kp.
Kështu po duket në pasditen e sotme “NewBorn”.