Suksesi i këngës “New Rules” nuk ndalet.
Dua Lipa ka arritur një sukses të ri me këngën “New Rules”, të cilit i është gëzuar jashtë mase, shkruan lajmi.net.
Kënga ka kapur shifrën prej 2 miliardë klikimesh në kanalin YouTube, e për këtë Dua falënderon të gjithë për përkrahjen.
“New Rules 2 miliard shikime. Faleminderit shumë secilit për dashurinë dhe mbështetjen… kjo është vërtet çmenduri”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Dua Lipa pritet që gjatë këtij viti ta lansojë albumin “Future Nostalgia”.