Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se kabineti i tij i sigurisë do të miratojë një marrëveshje armëpushimi për të ndërprerë luftimet me Hezbollahun, në Liban.
Sipas Netanyahut, marrëveshja parashikon që çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u armatosur përsëri do të konsiderohet një shkelje e marrëveshjes, dhe Izraeli do të “reagojë ashpër” nëse kjo ndodh.
Ai shtoi se disa figura të brendshme dhe ndërkombëtare e kanë paralajmëruar se armëpushimi mund të kufizojë mundësinë e Izraelit për t’u rikthyer në Liban, nëse situata kërkon ndërhyrje të mëtejshme.
Megjithatë, Netanyahu e mbylli deklaratën duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund dhe do të zbatohet.
“Marrëveshja mund të bëhet e zbatueshme dhe ne do ta zbatojmë atë”, përfundoi lideri izraelit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.