Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikisht kanë shprehur mospajtim lidhur me marrëveshjen atomike të arritur ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive botërore.
Duke folur sot në Jerusalem, para takimit të tyre privat, Netanyahu tha se kjo marrëvshje, që ka dështuar ta shqyrtoj thirrjen e Iranit për “asgjësimin” e Izraelit, ishte “shqetësuese”.
Hammond është përgjigjur se marrëveshja ishte e kufizuar në aktivitetet atomike iraniane.
Zoti Netanyahu ka theksuar se tërheqja graduale e sanksioneve do t’i lejoj Iranit, që të nxisë “më tepër terrorizëm”.
Para vizitës së tij në Izrael, zoti Hammond tha në Parlamentin e Britanisë se “Izraeli nuk dëshiron asnjë marrëvshje me Iranin. Izraeli dëshiron gjendje të vazhdueshme të tensionit, dhe unë nuk besoj se kjo është në interes të rajonit”. /rel/