
Vlora Çitaku. Foto: Faqja zyrtare
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e nesërme, duke thënë mes tjerash se për qytetarët nesër është lehtë të zgjedhin, mes kaosit ose planit e zhvillimit.
Ajo po ashtu ka deklaruar se tek qytetarët shihet një lodhje me krizën dhe pasigurinë në vend.
‘’E sheh e ndjenë në çdo cep një lodhje të qytetarëve me krizën me kaosin me pasigurinë, dhe nesër zgjedhja është shumë e qartë, a duam drama, a duam kaos, a duam plane, zhvillim dhe parashikueshmëri. Dhe përtej një krize politike, kemi pas edhe një krizë të thellë morale, kulturore, njerëzore’’, ka thënë ajo mes tjerash.



















