Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit

E publikuar: 30/01/2026 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje e radhës, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Ndërkohë, procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.