Nesër shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, kjo është agjenda

E publikuar: 04/03/2026 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së. (Shkollat Fillore dhe të Mesme në gjithë Kosovën)

09:00 – Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00 – Zhvillohen seanca solemne në Kuvendet Komunale. (Kuvendet Komunale në Komunat e Kosovës)

12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

14:30 – Mbahet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra. (“Adem Jashari” në Skenderaj)

10:00
Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave)

10:00
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” mban aksion simbolik. (Nga Objekti Reporting House në sheshin Skënderbeu)

11:00 – 12:00
Aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)

11:00 Seancë solemne. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)

12:00 Akademi solemne, 7 marsi – Dita e Mësuesit. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”).