Nesër seanca ndaj Azem Sylës

E publikuar: 02/09/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla, do të dalë nesër para gjyqit bashkë me grupin e tij në procesin gjyqësor në rastin e tjetërsimit të dyshimtë të tokave në periferi të Prishtinës.
Lajmin për vazhdimin e seancës në rastin toka e konfirmoi për KALLXO.com, avokati i Azem Sylës, Besnik Berisha.

Javën e kaluar, Azem Syla u lirua në arrest shtëpiak pasi që gjykata tha se prokuroria nuk ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase të sigurisë.