Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

E publikuar: 27/07/2022 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është paralajmëruar të nis në ora 10:00.

Në kuadër të rendit të ditës janë gjithsej 11 pika, transmeton lajmi.net.

Një seancë tjetër e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillohet të premten, me pikat e mbetura patrajtuar nga seancat e javës së kaluar.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

6. Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!