Nesër rekomandohet heqja e vizave për kosovarët, konfirmon Çollaku

E publikuar: 03/05/2016 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka konfirmuar për Gazetën Express se të mërkurën, më 4 maj, në Bruksel rekomandohet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Zyrtarisht konfirmohet ajo çfarë kemi paralajmëruar. Kolegji i Komisionerëve të BE’së nesër vendos për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku për Gazetën Express, kur është pyetur se kur do të bëhet rekomandimi për heqjen e vizave për kosovarët.

Kosova renditet në pikat 14 dhe 15 në agjendën e Komisionit Evropian për mbledhjen e nesërme.