Nesër nisin punimet në autoudhën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

E publikuar: 14/04/2018 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës do të mbajë nesër ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Të dashur qytetarë të Anamoravës,

Taksat tuaja jo gjithëherë janë përkthyer në investime ku ju i shihni e prekni në çdo kohë e për çdo ditë. Durimi dhe sjellja qytetare që Anamorava ka treguar çdo herë, janë dëshmia më e mirë sesa shumë institucionet e Kosovës ju kanë borxh.

Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, po bëhet realitet. Në virgjilie të “Betejës së Zhegocit”, në përkujtim të të rënëve për liri, Ministria e Infrastrukturës mbanë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autostradës.

Andaj, ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje me rëndësi të madhe për Anamoravën dhe gjithë Kosovën.

Data: 15 Prill 2018 (e diele)

Ora: 11:30
Vendi: Zhegoc
Me respekt,
Rexhep Kadriu