“Nesër në zgjedhje pa PD” Rama: Plan kriminal për destabilzimin e Shqipërisë

E publikuar: 07/05/2017 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mos ndodhtë mrekullia në orët e mbetura dhe po ndodhi shyqyr që të ndodhi këto fjalë nuk kanë më asnjë rëndësi ne nesër do të nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike. E cila duhet ta ketë shumë të qartë se Shqipërinë peng nuk e merr dot kurrë dhe as që e bën dot një vatër të re gjullurdie në vatrën e trazuar nga ndërhyrjet e aktorëve të tjerë kundër BE-së e NATO-s”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama iu referua ish kryeministrit Berisha dhe kryetarit Basha se kanë marrë peng PD në. Rama foli për një plan që kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

“Destabilizimi që ëndërron për turpin e saj më të madh nën ndikimin e dy mendjeve të caktuar që e i friken drejtësisë dhe zgjedhjeve nuk e realizon dot në asnjë mënyrë Drejtësinë e re dhe rrugën tonë për Shqipërinë që duam me shtet me punë me mirëqenie dhe me vendosmëri të plotë për tu anëtarësuar në familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i Vettingut nuk e bllokon dot më përtej 18 qershorit”, tha Rama.

Kryeministri Rama i drejtoi një thirrje edhe votuesve demokratë kur u kërkoi t’i bashkohen Shqipërisë Europiane.

“Më 18 qershor nuk votohet as për flamurin e PD dhe as për atë të PS, por për flamurin kuqezi. Më 18 qershor për t’u ndarë nga e kaluar dhe për të realizuar ëndrën e vjetër, ‘ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa'”, u shpreh Rama./tch/