![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2022/03/komuna1.jpg)
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.
Kjo pasi brenda një kohe të shkurtër vendi është tronditur nga dy vrasje të grave që ndodhën.
Të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për gratë e vrara.
Edhe Komuna e Prishtinës do të solidarizohet me gratë.
“Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim /Gazeta Express
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2024/04/komuna-425x600.jpg)