Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina të premtën me datë 6 tetor nga ora 12:00 në sheshin “Nëna Terezë” (përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) do të shpalosë një performance rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale, shkruan infosot.
Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkangjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, znj. Linnéa Claeson. Dhe, krejt në fund, znj.Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.
Aktoret që do të performojnë janë: Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.
Slloganet e performancës
“A jeni lodhë t’u qenë çdo ditë pre e ngacmimeve seksuale në rrugë?!
A ka fillu gjithë ky proces intrigues me ju kalu në përditshmëri?! Rutinë që t’i mbyllë sytë, veshët dhe gojën?!
A jeni gati me ua përplasë realitetin fytyrës agresorëve të rrugës?!
P.s. Merre një shoqe dhe një shokë, le ta përçojmë mesazhin aty ku duhet.
Mos harro, ndryshimin e bëjmë bashkë!”.


















