Nesër mblidhet Kuvendit, mbahet interpelancë me ministrin Murati për ndalimin e pagave

E publikuar: 06/10/2022 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit.

Në rend të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mos ekzekutimin e pagave për grevistët.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin në e Kuvendit.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.​