Kuvendi i Kosovës njofton se nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në ora 12:00.
Ndërkaq do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:
Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Francë.
Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.


















