Nesër Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë, hap dyert për vizitorë

E publikuar: 14/09/2017 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë”, thuhet në komunikatë.