Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje të martën për të shqyrtuar kërkesën e mocionit të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 46 nënshkrime për të thirrur seancën për shkarkimin e Albin Kurtit nga kreu i Qeverisë.Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se nesër kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të thërras mbledhjen e Kryesisë ku pritet të vendoset për seancën për shkarkimin e Kurtit.
“Nesër në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit edhe aty më pas do të vendoset se kur do të mbahet seanca për shkarkimin e Kurtit”, ka bërë të ditur ky burim i besueshëm i lajmi.net.Theksojmë se LDK-ja deri më tani ka marrë mbështetjen e AAK-së, Nismës dhe AKR-së për mocionin e mosbesimit, përderisa PDK-ja, ka përkrahur në parim rrëzimin e Qeverisë Kurti, por nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo mocionin e iniciuar nga LDK-ja.Duhet kujtuar se deri te prishja e koalicionit bashkëqeverisës LVV-LDK, ka ardhur si pasojë e shkarkimi të Agim Bahtirit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës publike, shkarkim ky që ishte bërë pa dijeninë e LDK-së.