Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademjat.
Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj, gjë të cilën ai e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook