Nesër e pasnesër, mot i vranët në Kosovë

E publikuar: 09/03/2021 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.Vranësirat pritet të përcillen edhe me reshje shiu e bore në viset e ulëta, kurse në ato të larta vetëm borë.
Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 e 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 e 8 gradë Celsius.