Nesër do të realizohet takimi Bislimi-Lajçak në Kosovë

E publikuar: 04/03/2024 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30.

Në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.