Nesër bëhet varrimi i 8 të vrarëve në Kumanovë

E publikuar: 25/05/2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të varrosen në Prishtinë, nesër në ora 17:00.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë për KosovaPress se nesër nga ora 14:00 deri në 15:30, do të bëhen homazhe në ndërtesën e Pallatit të Rinisë, ndërsa në orën 15:30, do të mbahet një mbledhje komemorative, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve në orën 17:00.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të Mirsad Ndreca dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë nesër homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrën e organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.